Këngëtarja shqiptare, Rezarta Shkurta, ka realizuar një fotosesion të veçantë së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat mjaft provokuese.
Në njërën prej fotografive, çifti shihet brenda një ashensori, ku Ermali e mban Rezartën për këmbësh, ndërsa ajo shfaqet e veshur me një fustan me të çarë anash, duke i dhënë fotos një tjetër dimension.
Në një tjetër imazh, Ermali shihet duke e mbajtur bashkëshorten në krahë, teksa të dy duket se po drejtohen drejt një dhome hoteli.
Fotografitë kanë marrë vëmendjen e fansave të këngëtares, të cilët i kanë cilësuar pozat e çiftit si mjaft seksi dhe provokuese.
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.
Ermal Hoxha është nipi i ish-udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha. /Telegrafi/