Një burrë nga Maryland bleu një biletë lotarie për herë të parë në jetën e tij dhe fitoi 50,000 dollarë.
Banori i Cantonsville, i cili e përshkroi veten si skeptik ndaj lotarisë, tha se qëndrimi i tij ndaj blerjes së biletave u zbut kur pa një njeri tjetër duke fituar para.
Burri zgjodhi një biletë me vlerë 5 dollarë dhe ai dhe gruaja e tij e gërvishtën atë pas darkës.
Ajo doli të ishte një fituese prej 50,000 dollarësh.
Çifti tha se fitimet e tyre do të shkojnë për të bërë një pagesë për një shtëpi të re. /Telegrafi/