KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Numrat e targave i sollën 100 mijë dollarë në lotarinë amerikane

Numrat e targave i sollën 100 mijë dollarë në lotarinë amerikane

Një grua nga Virxhinia, SHBA, e cila vazhdimisht shihte të njëjtin kombinim numrash në targa automjetesh, vendosi t’i përdorte ata numra për të luajtur llotari dhe fitoi 100 mijë dollarë.

Banorja e Norfolkut u tha zyrtarëve të Virginia Lottery se vazhdimisht i shihte numrat 0-8-1-1-6 në vende të ndryshme, përfshirë targat e automjeteve.

Gruaja vendosi se këta numra ishin një mesazh nga universi dhe përdori kombinimin për të blerë online dy bileta për shortin e mbrëmjes Pick 5, më 12 gusht.

Numrat e saj dolën fitues, duke i sjellë dy çmime prej nga 50 mijë dollarësh secili, ose gjithsej 100 mijë dollarë.

“Kur i pashë ato zero, mendova se po shihja dyfish”, tha ajo. “Fillova të bërtisja nga gëzimi!”

Gruaja nuk tregoi nëse ka ndonjë plan të menjëhershëm për paratë e fituara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.