Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 nuk po mungon me momente argëtuese dhe së fundmi vëmendja u përqendrua tek Shëndriti dhe Juela derisa ishin në oborr.
Gazetari nga Kosova e sfidoi me një pyetje serioze: “Çfarë është holografia?”.
Pa u menduar gjatë, Juela e lidhi termin me halucinacionet, duke krijuar një situatë mjaft komike.
Foto: YouTube
Por Shëndriti nuk u ndal këtu. Ai shpiku me siguri të plotë se holografia kishte qenë një trend i madh në sfilatat e modës.
Duke e ditur që Juela e adhuron modën, ky ‘informacion’ i rremë e bëri të mendonte gjatë dhe të përpiqej ta justifikonte.
Në fund, Shëndriti pranoi se gjithçka ishte një kurth: “Rrejta, rrejta, ia futa kot”.
Kjo nxiti të qeshura të forta, sidomos nga Mateo, i cili nuk mundi të përmbahej dhe shpërtheu në të qeshura. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com