KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Labinot Rexha kërkon të hyjë bashkë me Rogert Sterkajn në Big Brother

Labinot Rexha kërkon të hyjë bashkë me Rogert Sterkajn në Big Brother

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka befasuar ndjekësit me një propozim të veçantë për rikthim në formatin e reality show-t.

Përmes një postimi në Instagram, Rexha ka publikuar një fotografi me ish-finalistin e Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, duke lënë të kuptohet se të dy janë të gatshëm të rikthehen në Big Brother.

“Ne po presim ofertën nga Big Brother VIP Kosova ose Big Brother VIP Albania që të hyjmë si një lojtar dhe do ta bëjmë histori”, ka shkruar Labinoti.

Foto: Instagram

Kësaj radhe, ai nuk ka kërkuar rikthimin vetëm, por së bashku me Rogertin.

Dyshja kanë edhe një bashkëpunim muzikor, pasi më herët kanë publikuar këngën “Bomba”.

Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të mbetet vetëm një dëshirë e tyre apo do të marrë përgjigje nga produksionet.

Një hyrje e përbashkët e Labinotit dhe Rogertit sigurisht që do të ngjallte interes te publiku. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.