KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta e familjes së tij pas daljes nga Big Brother

Miri rrëfen si ka ndryshuar jeta e familjes së tij pas daljes nga Big Brother

Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë format në jetën familjare.

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai iu përgjigj pyetjes për raportet familjare pas Big Brother.

“Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë. Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur. Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”, u shpreh Miri.

Foto: Instagram

Ai tregoi se tashmë vëmendja e publikut nuk është drejtuar vetëm ndaj tij, por edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës.

Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi së bashku, gjë që e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.

Miri i “West Side Family” këtë edicion ka qenë tejet i komentuar edhe për raportet që krijoi brenda me Selin Bollatin.

I njëjti u rendit si finalisti i dytë, ku çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e rrëmbeu Selin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.