Një burrë nga Maryland ndal për të mbushur rezervuarin e benzinës dhe fitoi 100,000 dollarë nga një biletë lotarie.
Burri tha se fillimisht ai ndaloi vetëm në stacionin e benzinës Shell në Hyattsville.
“Ndërsa po e mbushja veturën me benzinë, mendova pse të mos blej një biletë lotarie”, tha ai.
Ai shpejt e kuptoi se ishte fitues i 100,000 dollarëve.
Fituesi tha se planifikon t’i përdorë paratë e tij për të paguar faturat dhe për t’i blerë gruas së tij një veturë të re. /Telegrafi/