Zara Larsson ka zbuluar se humbi një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.7 milionë euro) pasi bëri një shaka për abortin në TikTok, e cila shkaktoi reagime të forta online.
Këngëtarja 28-vjeçare reagoi ndaj kritikave duke theksuar se nuk pendohet për qëndrimin e saj dhe se nuk do të bashkëpunonte me një markë që nuk ndan të njëjtat vlera, shkruan DailyMail.
“Dua të them, kohët e fundit, shakaja për abortin, e cila është shumë qesharake meqë ra fjala, humba një marrëveshje prej 3 milionë dollarëshe”.
Ajo shtoi: “Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të kenë akses në abort ose që mund të bëjmë një bisedë shakaje për këtë, atëherë nuk jemi të destinuar të jemi partnerë”.
Zara theksoi se nuk ndikohet nga kritikat dhe mbetet e vendosur në bindjet e saj, pavarësisht humbjes financiare. /Telegrafi/