Osasuna ka shkaktuar befasinë e xhiros së 25-të në La Liga, për ta mposhtur Real Madridin.
Skuadra madrilene mori kreun e La Liga-s vetëm ditë më parë, por që pësuan humbje me rezultat 2-1 te Osasuna.
Osasuna e nisi më mirë për të qenë më e rrezikshme në pjesën e parë, ku krijuan disa raste por Thibaut Courtois e shpëtoi Realin.
Sidoqoftë, belgu pastaj gaboi për të shkaktuar peanllti të cilën e finalizoi Ante Budimir (38’).
Reali zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në pjesën e dytë, fillimisht shënoi përmes Kylian Mbappe, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte Federico Valverde që pastaj kreu tërë punën për të asistuar për Vini Jr, i cili shënoi në portën e zbrazur (73’).
Kur Real Madridi po sulmonte, Asencio bëri një gabim në mbrojtje për t’ia falur topin lojtarëve të Osasunas, ku pastaj Raul Garcia shënoi një gol fantastik (90+2’).
Reali kësisoj qëndron në krye me 60 pikë ndërsa Osasuna ngjitët në pozitën e nëntë me 33 pikë./Telegrafi/