KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet

Donald Trump ka pretenduar se Irani ka “rënë dakord për pothuajse gjithçka që na nevojitet” në negociata.

Presidenti amerikan tha se nuk po “kërkonte ndryshim regjimi” në Iran dhe përsëriti se “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” në një intervistë me CNBC .

Ai deklaroi se Irani ishte “shuar plotësisht ushtarakisht”, megjithëse pranoi: “Ata kanë disa raketa të mbetura, ne mund t’i shkatërrojmë edhe atao”.

Trump e krahasoi gjithashtu Iranin me një “fëmijë të llastuar”, duke thënë: “Sikur je një fëmijë i llastuar nga prindërit e tu, dhe papritmas ata të trajtojnë ashpër, të duhet pak kohë që të mësohesh me të”.

Ai e quajti gjithashtu Iranin “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”.

Ndryshe, bisedimet për të negociuar një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës në Iran filluan në Katar këtë javë.

Raundi tjetër ka të ngjarë të mbahet pas ceremonisë së varrimit të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.