Familja Beckham festoi ditëlindjen e Cruz Beckham, i cili do të mbushë 21 vjeç këtë të premte.
Një festë e madhe u organizua fundjavën e kaluar në Londër, por pa praninë e Brooklyn dhe gruas së tij Nicole Peltz.
David dhe Victoria Beckham organizuan një festë për djalin e tyre në një restorant në Londër, dhe midis të pranishmëve ishin e dashura e Cruz, Jackie Apostel, vëllai Romeo me të dashurën e tij Kim Tumbull, motra Harper dhe Emma Bunton, ish-shoqja e Victoria-s në grupin Spice Girls. Victoria postoi disa foto nga festa në Instagramin e saj.
“Po e festojmë Cruz pak më herët. Të duam shumë”, tha Victoria.
Tema e festimit ishte “Balli i Madh i Beatles” dhe të ftuarit u argëtuan nga një grup tribut i Beatles. Cruz performoi me grupin e tij të ri, “Cruz Beckham & The Breakers”, duke kënduar dhe luajtur në kitarë.
E dashura e Cruz, Jackie, gjithashtu ndau foto nga festimi.
“Festimi më i hershëm dhe më i veçantë i ditëlindjes për personin tonë më të dashur. Ju dua shumë të gjithëve dhe nata ishte jashtëzakonisht e bukur”, tha ajo.
Festimi i Cruz vjen mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare me Brooklyn dhe gruan e tij, Nicole Peltz. Brooklyn kohët e fundit ndau një deklaratë në lidhje me marrëdhënien e tij të tendosur me prindërit e tij, duke thënë se ata po përpiqen t’i shkatërrojnë martesën. /Telegrafi/