KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading

“Motër e vogël, kjo këngë është për ty”, Cruz Beckham emocionon Harperin në Festivalin e Reading

Harper Beckham tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Reading, teksa mbështeti vëllain e saj Cruz gjatë performancës së tij me grupin The Breakers.

15-vjeçarja u shfaq me një veshje elegante dhe luksoze, duke kombinuar pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të zezë të shkurtër dhe një xhaketë parka kaki nga bashkëpunimi i nënës së saj, Victoria Beckham, me GAP, me vlerë rreth 152 euro.

Pamjen e kompletoi me çizme gome Hunter, që kushtojnë rreth 140 euro, ndërsa aksesori më i shtrenjtë ishte një gjerdan Van Cleef & Arpels Alhambra, me vlerë rreth 2 mijë e 920 euro, shkruan DailyMail.

Harper shijoi performancën e Cruzit nga pranë skenës, ku ndodhej edhe pjesa tjetër e familjes Beckham.

Prindërit e saj, Victoria dhe David Beckham, u panë duke mbështetur djalin e tyre, ndërsa në festival ishin edhe Romeo dhe e dashura e Cruzit, Jackie Apostel.

Momenti më i veçantë erdhi kur Cruz iu drejtua publikut dhe ia kushtoi një prej këngëve “mot­rës së vogël që po kërcen aty”.

Pas dedikimit, Harper u ngjit në skenë së bashku me Jackie Apostel dhe ndihmoi në hedhjen e bluzave drejt turmës.

Cruz, 21 vjeç, ka kaluar një vit të ngarkuar me grupin The Breakers, duke performuar në turne nëpër Evropë. Në fillim të këtij muaji, grupi publikoi edhe EP-në “Wear & Tear”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.