Një debat ndodhi mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova, Dolces dhe Elijonës, duke sjellë akuza të forta dhe replika të drejtpërdrejta mes tyre.
Gjatë bisedës, Dolce e ka kritikuar hapur Elijonën, duke e akuzuar se nuk është e sinqertë dhe se po luan një lojë të fshehtë brenda shtëpisë.
Ajo nuk hezitoi ta quajë edhe “dinake”, duke thënë se nuk i beson sjelljes së saj.
BBVK/Instagram
“Je shumë e fshehtë, mendoj se ti je dinake”, u shpreh Dolce, duke theksuar se sipas saj, Elijona mezi pret momentin për ta sulmuar dhe për të krijuar konflikte.
Dolce shtoi se ajo vetë nuk e konsideron veten dinake, por sipas saj, Elijona e fsheh lojën e saj pas buzëqeshjes dhe sjelljes së qetë, duke lënë të kuptohet se kjo është vetëm një strategji për të manipuluar situatat në shtëpi.
Debati mes dy vajzave ka tërhequr vëmendjen e publikut, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale me komente dhe opinione të ndryshme, duke u rreshtuar në anë të ndryshme të konfliktit dhe duke pritur zhvillimet e radhës mes tyre. /Telegrafi/