Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta i kanë dhënë fund beqarisë ditën e djeshme (e diel).
Dasma e tyre ishte tërësisht me tradita shqiptare, e mes tjerash kanë organizuar edhe një aheng madhështor.
Të pranishëm kanë qenë politikanë, figura publike e disa pjesëmarrës të Big Brother VIP Kosova.
Por në dasmë mungoi Elijona Binakaj, e cila ishte një mikeshë e mirë e tyre.
Duket se për këtë ka një arsye të fortë siç ka zbuluar grimerja Edita Abazi për ‘Artistët Shqiptarë’.
Ajo nuk ishte e pranishme në dasmë për shkak të Klodian Mihajt, me të cilin u nda para disa javësh.
Sidoqoftë, atmosfera në dasmë ishte e zjarrtë me çiftin që shkëlqeu me paraqitjen elegante. /Telegrafi/