Tre shqiptarë kanë arritur sërish të zënë vend në formacionin e më të mirëve për xhiron e fundit në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Donat Rrudhani shkëlqeu prapë për Sionin, ku kësaj radhe realizoi një eurogol në stilin vollej për ta lënë të shtangur portierin e Vaduzit.
Te Vaduzi, vend në formacionin e më të mirëve zuri qendërmbrojtësi Liridon Berisha, i cili zhvilloi një paraqitje mahnitëse për ta ndihmuar ekipin e tij të merr një pikë te Sioni.
Në anën tjetër, portieri Simon Simoni i Luzernit ishte ndër më të vlerësuarit nga “SofaScore” me notën 9.1, ku me pritje të njëpasnjëshme ia mohoi fitoren St.Gallenit.
Formacioni më i mirë i kësaj jave në Zvicër./Telegrafi/
