Një grua është gjendur pa shenja jetë të hënën rreth orës 10:35 në Fushë Kosovë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar nga një dëshmitar.
Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
“Fushë Kosovë/22.06.2026 – 10:35. Nga një dëshmitar mashkull kosovar është raportuar për një viktimë femër kosovare pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/
