NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë zhvilluar punime në terren në disa zona të Fushë Kosovës, me fokus në pastrimin e hapësirave publike dhe largimin e mbetjeve.
Sipas njoftimit, në rrugën “Tahir Zemaj” është bërë pastrimi i hapësirës dhe largimi i mbetjeve, ndërsa në rrugën kryesore janë larguar të gjithë gurët nga rruga.
Punime pastrimi janë realizuar edhe në rrugën “Nënë Tereza” dhe në zonën e njohur si “Banesat e Bardha”.
Nga NPL “Fushë Kosova” kanë bërë të ditur se ekipet e tyre do të vazhdojnë të jenë çdo ditë në terren dhe të ndërhyjnë në hapësirat ku paraqitet nevoja.
“Puna vazhdon. Për një qytet më të pastër!”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/