Është mbyllur zyrtarisht bashkëpunimi mes palëve trajnerit Ndue Përgjokaj dhe Dukagjinit, me trajnerin dhe klubin që e ka konfirmuar këtë gjë në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, trajneri ka shprehur mirënjohje për mundësinë dhe besimin e dhënë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se ka qenë nder të jetë pjesë e klubit.
Edhe KF Dukagjini ka konfirmuar largimin e trajnerit, duke i shprehur mirënjohje për punën.
“Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
KF Dukagjini mbetet në pozitën e gjashtë me 33 pikë, duke u futur në vallen me mbijetesës. /Telegrafi/