KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Finalja e EFL Cup 2026, Manchester City dominon ndaj Arsenalit fal  Nico O’Reilly

Finalja e EFL Cup 2026, Manchester City dominon ndaj Arsenalit fal  Nico O’Reilly

Në finalen e EFL Cup 2026, Manchester City ka treguar superioritet ndaj Arsenalit, duke marrë një fitore të thellë në ndeshjen e luajtur sot me rezultat 2-0.

Përballja nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkonin golin e avantazhit, por ishin “Qytetarët” ata që treguan efikasitet më të madh në momente kyçe.

Ndeshja nisi me presion të Arsenalit, ku Kai Havertz pati një mundësi të pastër në minutën e 7-të, por portieri i Manchester City, James Trafford, bëri një pritje të jashtëzakonshme. Pak më vonë, Bukayo Saka provoi nga afërsia, por edhe përsëri Trafford refuzoi golin.

Manchester City reagoi me përpjekje të rrezikshme, ku Erling Haaland pati një mundësi të mirë nga një pasim i Antoine Semenyo, por goditja e tij përfundoi mbi portë.

Në pjesën e dytë, Manchester City mori avantazhin shpejt. Në minutën e 60-të, Kepa Arrizabalaga bëri një gabim të madh, dhe Nico O’Reilly nuk gaboi për të shënuar 0-1.

Vetëm katër minuta më vonë, Nico O’Reilly shënoi sërish pas një asistimi perfekt nga Matheus Nunes, duke çuar rezultatin në 0-2.

Arsenal provonte të rikuperonte, por nuk arriti të gjejë rrugën për tek porta. Përpjekjet e lojtarëve si Riccardo Calafiori dhe Gabriel Jesus u ndalën nga pritjet e portierit Trafford ose nga mungesa e saktësisë në goditjet përfundimtare. Ndërkohë, Manchester City kontrollonte mesfushën dhe shanset e krijuara për të rritur epërsinë.

Manchester City fitoi me rezultat 0-2, duke rrëmbyer trofeun e EFL Cup për sezonin 2025/26. Nico O’Reilly ishte ylli i ndeshjes me dy gola vendimtarë, ndërsa portieri James Trafford shpëtoi ekipin nga disa goditje të pastra të Arsenalit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.