Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.
Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.