Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal
    • Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka
    • Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre
    • Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi
    • Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA
    • Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler
    • Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta
    • Thunder vazhdojnë me fitore, Lakers pëson humbje në fushën e Spurs
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Zjarri në resortin e skive në Zvicër, autoritetet dhe pronari i barit akuzohen për gabime fatale

    Zjarri në resortin e skive në Zvicër, autoritetet dhe pronari i barit akuzohen për gabime fatale

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Zjarri në zvicër 4 Mins Read
    Zjarri në resortin e skive në Zvicër, autoritetet dhe pronari i barit akuzohen për gabime fatale
    Zjarri në resortin e skive në Zvicër, autoritetet dhe pronari i barit akuzohen për gabime fatale
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas heshtjes së gjatë, zyrtarët e komunës Crans-Montana në alpet e Zvicrës kanë pranuar të martën në një konferencë për media se kontrolli i fundit i mbrojtjes nga zjarri në barin “Le Constellation” ishte kryer në vitin 2019.

    Natën e vitit të ri në këtë bar shpërtheu një zjarr me ç’rast vdiqën 40 persona, 116 pësuan lëndime të rënda.

    Shumica e viktimave janë të rinj. 22 viktima (të moshës 14 deri në 31 vjeç) ishin nga Zvicra.

    Përveç kësaj, humbën jetën tetë francezë (14 deri në 39 vjeç), gjashtë italianë (15 dhe 16 vjeç), një turk (18), një portugeze (22), një rumun (18) dhe një belg (17).

    Pas analizimit të dokumentacionit administrativ të dekadave të fundit është konstatuar se mes viteve 2020 dhe 2025, lokali mbeti pa kontrolle periodike, ndonëse bizneset duhet të kontrollohen çdo vit.

    Sipas mediave zvicerane, pritet që një zyrë e pavarur dhe e specializuar të kontrollojë të gjitha bizneset publike të komunës Crans-Montana, përfshirë edhe materialet e përdorura, me qëllim që të identifikohen shpejt defektet e sigurisë dhe të garantohen inspektime pa ndërprerje në të ardhmen.

    Përveç kësaj, komuna ka ndaluar përdorimin e çfarëdo mjeti piroteknik në ambiente të mbyllura në territorin e saj.

    Në raportet e zyrtarëve komunalë të sigurisë ishte përcaktuar një kapacitet maksimal prej 100 personash për ambientet në katin përdhes, si dhe 100 personash për katin nëntokësor.

    Mirëpo, pronarët e barit “Le Constellation” duket se kanë përhapur shifra të tjera: ata kishin shkruar në internet se bari kishte vend për 400 persona.

    Kryetari i komunës Nicolas Féraud deklaroi në konferencën për media se këto shifra i kanë përhapur vetëm pronarët – komuna, sipas tij, nuk ka të bëjë fare me këtë.

    Ai tha se ai dhe anëtarët e tjerë të qeverisë komunale nuk do të japin dorëheqje.

    “Anija nuk braktiset në mes të stuhisë”, nënvizoi Féraud.

    Ai tha se bashkë me kolegët e tij ishte zgjedhur nga popullsia.

    Sipas Féraud “pronari i barit ka qenë jashtëzakonisht neglizhent. Ai ka marrë përsipër rreziqe që nuk mund të arsyetohen”.

    Menjëherë pas tragjedisë, autoritetet komunale reaguan në mënyrë krejt të pavend, madje arrogante.

    Kur revista gjermane “Der Spiegel” pyeti përgjegjësit në komunë nëse ishin kryer kontrollet në bar, përgjigjja ndaj gazetarëve ishte kjo: “Kush jeni ju që bëni një pyetje të tillë? Unë kam mirësjelljen të mos ju trajtoj ashtu siç e meritoni dhe po e detyroj veten t’ju informoj se policia kantonale është përgjegjëse për (komunikim me) shtypin”.

    Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, i cili vizitoi vendin e ngjarjes në Crans-Montana, nuk ngurroi të hedh aukza të rënda kundër pronarëve të barit dhe autoriteteve.

    Në Instagram ai shkroi: “Kriminelë janë ata që nuk garantuan sigurinë në atë bodrum. Ata që nuk kontrolluan, ata që nga lakmia për para grumbulluan qindra të rinj në një kat nëntokësor – me flakë të hapura dhe sisteme emergjence që dështuan”.

    Salvini bëri thirrje: “Në Zvicrën e civilizuar, dyert e burgut do të duhet të hapen për shumë njerëz”.

    Deri më tani 23 vende i kanë ofruar ndihmë Zvicrës për t’u përballur me këtë tragjedi.

    Sipas Zyrës Federale për Mbrojtjen e Popullsisë, menjëherë pas shpërthimit të zjarrit, Zvicra transferoi 35 pacientë në klinika të specializuara në Evropë.

    Ndërkohë numri i tyre ka arritur në 38: nga 7 të lënduar rëndë u dërguan në Belgjikë dhe Gjermani, 16 në Francë dhe 8 në Itali.

    Të premten e ardhshme është planifikuar tashmë një ditë zie kombëtare.

    Siç njofton gazeta “Tages Anzeiger”, në ceremoninë zyrtare janë ftuar familjet e viktimave. Ato vijnë – duke përfshirë Zvicrën – nga shtatë shtete të ndryshme. Zvicra ka ftuar edhe kryetarëve të qeverive të këtyre vendeve. Presidenti francez Emmanuel Macron e ka konfirmuar tashmë ardhjen e tij.

    Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, do të marrë pjesë edhe presidenti italian Sergio Mattarella. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Operatori i barit në resortin zviceran të skive kishte ”dënime të mëparshme” në Francë

    Një zemër në pistë, një komunitet i bashkuar pas tragjedisë së Vitit të Ri në Zvicër

    Përfundon numërimi i votave me postë nga Gjermania e Zvicra, LVV kryeson bindshëm

    Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit në një bar në resortin e skive në Zvicër

    Zvicra shpall 9 janarin ditë zie pas zjarrit vdekjeprurës

    Pamje tronditëse nga Crans-Montana – zjarri përhapet në tavan, njerëzit vazhdojnë të festojnë

    Dëshmitari i zjarrit në Zvicër: Do të jem i traumatizuar për gjithë jetën time

    LEXO GJITHASHTU

    OpenAI lanson ChatGPT Health me integrimin e Apple Health dhe MyFitnessPal

    January 8, 2026

    Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

    January 8, 2026

    Maqedonia përfshihet nga moti i ligë, disa lumenj dalin nga shtrati i tyre

    January 8, 2026

    Bjellorusja hidhet me parashutë nga helikopteri dhe bën “surf” në 6,400 metra lartësi

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Fillim bombastik i sezonit të shkëmbimeve: Trae Young dërgohet në një nga ekipet më të dobëta në NBA

    January 8, 2026

    Klubi i Ligës Premier hyn fuqishëm në garë për Arda Guler

    January 8, 2026

    Në Kodrën e Diellit janë matur temperatura më të ulëta

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.