Në një shtëpi ka shpërthyer një zjarr në siguresën e energjisë elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi.
Sipas tij, ndërhyrja e shpejtë e pronarit ka ndihmuar që situata të mos përhapej dhe të mos shkaktonte dëme më të mëdha.
“Ishte lajmëruar zjarr në një shtëpi, ekipet kanë dalur në vendin e ngjarjes. Zjarri ishte në siguresa të rrymës. Zjarrin e kishte shuar pronari”, ka thënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi. /Telegrafi/