KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vendosi shufra metalike për të penguar qarkullimin e banorëve – lëndohen katër policë gjatë arrestimit të 45-vjeçarit në Samadraxhë

Vendosi shufra metalike për të penguar qarkullimin e banorëve – lëndohen katër policë gjatë arrestimit të 45-vjeçarit në Samadraxhë

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit ka pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar kështu edhe qarkullimin e lirë të banorëve.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia gjatë ndërhyrjes në këtë rast, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me thikë.

Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Më datë 10.03.2026, rreth orës 08:30, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në fshatin Samadraxhë, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve.

Menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Gjatë procesit të arrestimit, si pasojë e kundërshtimit të dhunshëm nga ana e të dyshuarit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga thika. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor në Suharekë, ku në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren veprimet e tjera procedurale, në përputhje me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.