Jutta Leerdam, patinatoreja holandeze dhe e fejuara e yllit të YouTube-it dhe boksierit Jake Paul, mund të përfitojë deri në 1 milion dollarë nga Nike, pas promovimit të brendshmeve të markës gjatë garës së saj të suksesshme në Lojërat Olimpike Dimërore, sipas ekspertëve të marketingut.
Leerdam, 27 vjeç, fitoi medaljen e artë në garën e 1,000 metrave në patinazh të shpejtë, duke vendosur gjithashtu një rekord olimpik, si dhe një medalje argjendi në disiplinën e saj tjetër.
Pasi siguruan fitoren, ajo hapi kostumin e garës për të treguar reçipetat e bardha të Nike, një moment që u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe në faqet e lajmeve, duke u rishpërndarë nga 298 milionë ndjekësit e Nike në Instagram.
Frederique de Laat, themeluese e Branthlete dhe eksperte e marketingut të atletëve femra, tha për gazetën holandeze AD: “Me Nike, dyshoj se shuma mund të kalojë një milion dollarë”.
Përveç marrëveshjes me Nike, Leerdam mund të përfitojë gjithashtu nga postimet e sponsorizuara në Instagram.
Me 6.2 milionë ndjekës, çdo postim mund t’i sjellë rreth 62,000 euro.
Suksesi i Leerdam është një rrëfim i përkushtimit dhe vendosmërisë, duke qenë se vetëm pak muaj më parë ajo dështoi në kualifikueset e garës së saj kryesore 1,000 metra.
Mbështetja e Komitetit Olimpik Holandez dhe puna e palodhur e sollën në majën e podiumit.
Momenti emocionues u pasua nga reagimi i të fejuarit të saj, Jake Paul, i cili e përshkroi fitoren si “ndjesinë më të mirë që ka parë ndonjëherë” dhe ndau më vonë një video ku festonin së bashku.
Leerdam u komentua gjithashtu për udhëtimin e saj privat në Lojërat Olimpike Dimërore, të dokumentuar në Instagram, ku u prit me mesazhe mbështetjeje dhe dhurata simbolike nga tifozët e saj. /Telegrafi/