KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Në Tetovë lumi Vardar ka dalë nga shtrati, ka edhe rrëshqitje toke

Në Tetovë lumi Vardar ka dalë nga shtrati, ka edhe rrëshqitje toke

Situata pas reshjeve të dendura të shiut në disa pjesë të vendit po stabilizohet gradualisht, por dëmet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ende po regjistrohen, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Në komunën e Zhelinës, lumi Vardar ka dalë nga shtrati në fshatin Strimnicë, duke përmbytur pesë shtëpi. Për shkak të konfigurimit të terrenit, qasja për ndërhyrje është e vështirë, ndërsa shërbimet kompetente janë në terren dhe punojnë për sanimin e pasojave.
Në rajonin e Pollogut, veçanërisht në Tetovë dhe zonën përreth, janë regjistruar disa rrëshqitje toke.

Në Tetovë, një mur mbajtës është shembur në një shtëpi familjare në rrugën “146”. Gjithashtu ka rrëshqitje toke në rrugën për në Kodrën e Diellit, rreth 150 metra larg teleferikut, por deri më tani nuk ka rrezik për ndërtesat aty pranë. Rrëshqitje të tjera toke janë regjistruar në rrugën “195”, në rrugën nga Xhepçishti për në Xhermë, si dhe në rrugën “Prohor Pçinski”. Në fshatin Vicë, është raportuar rrëshqitje toke mbi një shtëpi që tashmë kishte dëme.

Në komunën e Tearcës, janë raportuar bodrume të përmbytura, ndërsa në Jegunovcë, rruga lokale nga fshati Siriçinë në Jegunovcë është përmbytur. Komuna ka dërguar makineri dhe pritet normalizimi i trafikut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.