Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » “Zbulesa” në fotografitë e Edward Westonit: Objektet e zakonshme të shndërruara në skulptura!

    “Zbulesa” në fotografitë e Edward Westonit: Objektet e zakonshme të shndërruara në skulptura!

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Edward weston 5 Mins Read
    “Zbulesa” në fotografitë e Edward Westonit: Objektet e zakonshme të shndërruara në skulptura!
    “Zbulesa” në fotografitë e Edward Westonit: Objektet e zakonshme të shndërruara në skulptura!
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Duke kaluar nga një lëvizje avangarde në një tjetër gjatë viteve ’20 të shekullit XX, puna e fotografit amerikan Edward Weston (1886-1958) ndihmon në rrëfimin për lindjen e modernizmit.

    Nga: Mee-Lai Stone / The Guardian (titulli: ‘A revelation!’: how Edward Weston transformed bums, veg and egg slicers into sculpture – in pictures)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Ekspozimi i simetrisë dinamike, 1943 [Exposition of Dynamic Symmetry](Foto: Edward Weston)

    Ekspozita Becoming Modern [Të bëhesh modern] është një depërtim i jashtëzakonshëm në lindjen e fotografisë moderniste përmes vështrimit dhe praktikës së fotografit amerikan Edward Weston. Ajo ndjek rrugët që Westoni kaloi nga një lëvizje avangarde (piktorializmi) në tjetrën (modernizmi) në vitet ’20 të shekullit XX. E përbërë tërësisht nga koleksioni prestigjioz i Qendrës “Wilson” për Fotografinë, ekspozita gjurmon një pikë kthese vendimtare në historinë e fotografisë. Edward Weston: Becoming Modern është e hapur në MEP, në Paris të Francës, deri më 25 janar.

    “M” në divanin me qime të zeza kali, 1921 [‘M’ on the Black Horsehair Sofa](Foto: Edward Weston)

    Kuratori Simon Baker shkruan: “‘M’ në divanin me qime të zeza kali shpreh qartë një borxh ndaj pikturës dhe kompozimit piktoriak; një nudo e rrjedhshme dhe indeferente, shtrirë me mjeshtëri mbi një divan, me një kompozim lulesh ikebana dhe një vazo me stil japonez në cepin e majtë – për balancë”.

    Tina Modotti (Nudo në studio), 1922 [Tina Modotti (Nude in Studio)](Foto: Edward Weston)

    “Pastaj kemi Tina Modotti (Nudo në studio), bërë një vit më pas, ku janë hequr të gjitha gjurmët e gjuhës vizuale piktorialiste. As divan, as pasqyrë, as kompozim me lule; as figurë e shtrirë që kujton pikturën e salloneve. Në vend të tyre, një subjekt i ngjashëm: një nudo femër që po pushon, si të thuash, nga konvencionet e studios së vizatimit nga modeli i gjallë, duke tymosur një cigare mbi një stol të vogël të rrumbullakët, përballë një sfondi të thjeshtë, por me hije të theksuara”.

    Kompozim me guacka dhe shkëmb, 1931 [Shell and Rock Arrangement](Foto: Edward Weston)

    Mënyra se si Westoni i qasej natyrës së qetë, si edhe fragmenteve të natyrës (gurë, bimë, rërë), zbulon një tension në punën e tij mes nocionit të artificës dhe abstraksionit të pastër të arritur përmes fokusit të afërt dhe kuadrit.

    Nudo mbi rërë, Oshano, 1936 [Nude on Sand, Oceano](Foto: Edward Weston)

    Gjatë kësaj periudhe, fotografi rafinoi stilin e tij, thjeshtoi kuadrot, eliminoi çdo artificë për t’u përqendruar te linjat, format dhe drita.

    Vezë dhe prerëse, 1930 [Eggs and Slicer](Foto: Edward Weston)

    Westoni fotografoi objekte të zakonshme – guacka, perime, trupa, gurë – me rigorozitet të madh formal, duke shndërruar realitetin në motive vizuale. Ai ankohej se fotografia e tij me prerëse veze ishte bërë emblemë kaq popullore e modernizmit, ndaj dëshironte që studimet e tij mbi perimet të kuptoheshin në të njëjtën mënyrë – por, në një formë më të thellë.

    Guaska, 1927 [Shells](Foto: Edward Weston)

    Shumë nga imazhet e tij janë ekspozuar në formën e tyre origjinale, të printuara nga vetë artisti.

    Ekskusado (Tualeti), 1926 [Excusado (Toilet)](Foto: Edward Weston)

    Westoni kontribuoi në këtë perspektivë moderne në periferi të botës së artit. Fotografia e tij u bë gjuhë, skulpturë, një vështrim.

    Speci, 1930 [Pepper](Foto: Edward Weston)

    Westoni shndërroi jo vetëm të përditshmen dhe të shpërfillurën në vepër arti (ashtu siç specat e tij u bënë skulptura), por gjithashtu shpiku një formë të abstraksionit fotografik modernist. Westoni bëri të paktën 30 negativë të ndryshëm të specave, të gjitha brenda katër ditëve, në gusht të vitit 1930. Ai shpiku mënyrën për ta mbështetur specin në një hinkë metalike, duke ia mundësuar të shmangte kartonin e bardhë apo copën e muselisë ku e kishte mbështetur më parë. Specat e tij u bënë skulptura. Ai bëri të paktën 25 printime të kësaj fotografie, e cila u bë studimi i tij më i njohur për specat.

    Karisa, Santa Monikë (Nudo në derë), 1936 [Charis, Santa Monica (Nude in doorway)](Foto: Edward Weston)

    Helen Charis Wilson e takoi Edward Westonin në Karmel në vitin 1934. Ajo filloi si modele për studimet e tij të nudove, por shpejt u bë partnerja e tij në jetë dhe në punë.

    Gërryerje ranore, Point Lobos, 1942 [Sandstone Eosion, Point Lobos](Foto: Edward Weston)

    Nga fundi i viteve ‘30 dhe fillimi i viteve ’40 të shekullit XX, Westoni punonte gjithnjë e me më shumë pasion për peizazhet. Teksa ky fokus çoi gjithashtu në disa nga studimet e tij më të rëndësishme të nudove (veçanërisht nudot mbi rërë nga viti 1936), te dunat me diell të Oshanos dhe në terrenet e ashpra të Big Surit, Luginës së Vdekjes dhe Point Lobosi – për të përmbledhur me fjalët e vetë Westonit – “qielli dhe toka u bënë një”.

    Fusha me domate, Big Sur, 1937 [Tomato Field, Big Sur, 1937](Foto: Edward Weston)

    Westoni jetoi dhe punoi në Kaliforni, udhëtoi në Meksikë dhe u distancua nga qendrat e pushtetit dhe ndikimit. Ai nuk kërkonte efekt apo provokim, por një vështrim të saktë, një formë të zbulesës së heshtur. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Një test për Vitin e Ri: Gjeni tetë ndryshimet në këto dy fotografi

    Fotot e këtij polici nga vendet e aksidenteve sot konsiderohen “vepra arti“

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.