Vushtrria është bërë skuadra e vetme nga Liga e Parë që ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Të besuarit e trajnerit Armend Dallku kanë marrë fitore ndaj Vëllaznimit 2-0 për të kaluar tutje.
Ishte minuta e 33-të, kur Erion Krasniqi realizoi një gol të bukur për 1-0.
Fitorja për bardhekaltërtit u sigurua 12 minuta para fundit të ndeshjes, kur Lis Demiri shënoi për 2-0.
Deri në fund nuk pati më gola dhe Vushtrria kaloi tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/