KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pa befasi në Gjilan, Gjilani mposht Lirinë për të kaluar në çerekfinale

Pa befasi në Gjilan, Gjilani mposht Lirinë për të kaluar në çerekfinale

Gjilani ka marrë fitore ndaj Lirisë me rezultat 2-1 dhe ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosvoës.

Ndeshja filloi me dominimin e Gjilanit që tentoi nga minuta e parë të gjente epërsinë.

Në minutën e 35-të fitorja e Gjilanit u bë më e lehtë, pasi mysafirët mbetën me 10 futbollistë në fushë pas përjashtimit të Albion Kurtajt me karton të kuq.

10 minuta më vonë Gjilani gjeti epërsinë me kapitenin Armend Thaqi që realizoi nga penalltia për 1-0.

Gjilani vazhdoi të kontrolloj ndeshjen edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 65-të gjetën golin e dytë.

Armend Thaqi harkoi bukur në zonë nga këndi, derisa Hamdi Namani shënoi gol me kokë në debutim me fanellën e Gjilanit.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte një gol i vonshëm nga Dijar Nikqi për të ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1.

Deri në fund më nuk pati asgjë dhe Gjilani mori fitore komode 2-1 për të kaluar tutje në çerekfinale të Kupës së Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.