Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Aksioni i gjerë i Prokurorisë, Byroja Kosovare e Sigurimit: Është iniciuar nga vetë BKS-ja, pas konstatimeve në raportin e Auditimit të Brendshëm

    January 8, 2026

    Analistët e Real Madridit ishin të pranishëm në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

    January 8, 2026

    Neptun Kosova dhe Mane Foundation kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë me kabinetin e ri të IT në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Aksioni i gjerë i Prokurorisë, Byroja Kosovare e Sigurimit: Është iniciuar nga vetë BKS-ja, pas konstatimeve në raportin e Auditimit të Brendshëm
    • Analistët e Real Madridit ishin të pranishëm në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos
    • Neptun Kosova dhe Mane Foundation kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë me kabinetin e ri të IT në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
    • Pas largimit të bujshëm nga Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina reagon me një fotografi ironike nga tualeti
    • Trump do të takohet me presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë në ‘të ardhmen e afërt’
    • Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë
    • Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë
    • Aksioni i Prokurorisë së Prizrenit, detaje nga operacioni i gjerë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Vuçiq sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

    ​Vuçiq sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Aleksandar vuçiq 2 Mins Read
    ​Vuçiq sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë
    ​Vuçiq sërish në rolin e viktimës: Akuzon tërë rajonin për “gjueti shtrigash” dhe fushatë kundër Serbisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vijuar retorikën e viktimizimit, duke akuzuar vendet e rajonit për, siç tha ai, “fushatën më të ndyrë” dhe “gjueti shtrigash” kundër Serbisë.

    Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë qëndrimit në Trebinje, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së spitalit “Shën Archdiacon Stefan – 9 Janar” dhe vizitoi Qendrën Shpirtërore në Mrkonjiqi.

    Në fjalimin e tij, Vuçiq pretendoi se Serbia është nën sulm të vazhdueshëm politik dhe mediatik nga Prishtina, Zagrebi, Sarajeva dhe Podgorica, duke theksuar se vendi i tij, pavarësisht kësaj, do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen në rajon.

    Sipas tij, Serbia po përballet me akuza të vazhdueshme dhe, siç i quajti ai, “gënjeshtra brutale”, për të cilat fajësohet për çdo krizë apo tension në Ballkanin Perëndimor.

    Vuçiq deklaroi se Beogradi nuk ka sulmuar dhe as nuk planifikon të sulmojë askënd, por është vazhdimisht i akuzuar për destabilizim.

    Në një tjetër pjesë të fjalimit, presidenti serb shprehu shqetësim për atë që e quajti “aleancë e re ushtarake” mes Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës, duke pretenduar se ajo është e drejtuar kundër Serbisë.

    Ai theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë kapacitetet ushtarake, duke garantuar, sipas tij, paqen dhe sigurinë, por duke paralajmëruar se Serbia do të japë “përgjigje të fortë” në rast të ndonjë agresioni.

    Vuçiq foli gjithashtu për zhvillimet globale, duke deklaruar se “stuhi të mëdha” po përgatiten në botë dhe se rregullat ndërkombëtare po zëvendësohen nga “çmenduria”.

    Ai përsëriti qëndrimin e tij se Serbia duhet t’i përmbahet së drejtës ndërkombëtare, duke përmendur rastin e Kosovës dhe duke e krahasuar atë me situata të tjera ndërkombëtare.

    Në të njëjtën kohë, Vuçiq njoftoi se Serbia është e gatshme të investojë mbi 200 milionë euro në ndërtimin e aeroportit të Trebinjes, duke e paraqitur këtë si një projekt me rëndësi strategjike për Republikën Srpska dhe Bosnjë e Hercegovinën.

    Deklaratat e fundit të presidentit serb vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe shihen nga analistët si vazhdimësi e narrativës së tij të zakonshme, ku Serbia paraqitet si viktimë e presioneve të jashtme, ndërkohë që përgjegjësitë për konfliktet dhe tensionet rajonale zhvendosen te fqinjët dhe aktorët ndërkombëtarë./Telegrafi.

    TË TJERA

    Përmbytjet në Kosovë në sy të mediave botërore

    “Krishtlindja si liturgji e destabilizimit” – Fetoshi analizon instrumentalizimin e fesë në strategjinë serbe kundër Kosovës

    Si po instrumentalizohet feja në pretendimet e Serbisë kundër Kosovës

    Serbia nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    Kur UÇK-ja kapi rob tetë ushtarë serbë në vitin 1999, rrëfen ish-komandanti i brigadës 141 “Mehë Uka”

    “Miqësia për shkak të Kosovës”, Vuçiq nuk heq dorë nga “shoku” Maduro

    Vjen reagimi i Zagrebit zyrtar pasi Vuçiq përmendi sërish “aleancën ushtarake midis Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë”

    LEXO GJITHASHTU

    Aksioni i gjerë i Prokurorisë, Byroja Kosovare e Sigurimit: Është iniciuar nga vetë BKS-ja, pas konstatimeve në raportin e Auditimit të Brendshëm

    January 8, 2026

    Analistët e Real Madridit ishin të pranishëm në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos

    January 8, 2026

    Neptun Kosova dhe Mane Foundation kontribuojnë në avancimin e arsimit të lartë me kabinetin e ri të IT në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

    January 8, 2026

    Pas largimit të bujshëm nga Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina reagon me një fotografi ironike nga tualeti

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Trump do të takohet me presidentin kolumbian në Shtëpinë e Bardhë në ‘të ardhmen e afërt’

    January 8, 2026

    Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

    January 8, 2026

    Vazhdon pastrimi i segmenteve të bllokuar nga reshjet në Suharekë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.