KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me BE dhe Koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me BE dhe Koordinator për Instrumentin për Reforma dhe Rritje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn Kryenegociator të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian. Zulfaj do të koordinojë procesin e integrimit evropian të Kosovës, i mbështetur nga strukturat përkatëse shtetërore.

Zulfaj u emërua gjithashtu Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke shërbyer si autoriteti kryesor koordinues në emër të Qeverisë për të gjitha çështjet që lidhen me këtë instrument, përfshirë rolin si pikë e vetme kontakti me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes së BE-së.

“Ky vendim kompleton kornizën ligjore për qasjen në fondet e Planit të Rritjes të BE-së, nga i cili Kosova pritet të përfitojë 882 milionë euro në kredi dhe grante”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.