Policia ka arrestuar një person nën dyshim për vjedhje të kabllove elektrike nga kompania e një qytetari.
Sipas raportit, i dyshuari kishte marrë kabllot dhe më pas i kishte shitur.
Rasti ka ndodhur në Graçanicë.
Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.