Pas hetimeve të zhvilluara nga ekipet relevante policore, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se javë më parë kishte kryer vjedhje në një market në Graqanicë.
Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se ka vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë rreth 500 euro.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/