Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas, ku nga një shtëpi janë vjedhur armë zjarri, para dhe stoli me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në periudhën kohore nga data 21 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, ndërmjet orës 21:00 dhe 01:00.
Ankuesi, shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë marrë një kasafortë.
Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një shumë e konsiderueshme parash dhe ari, si dhe dy orë dore. Po ashtu, sipas ankuesit, është marrë edhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë së shtëpisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe hetimet janë në zhvillim. /Telegrafi/