Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Mitrovicë se i është vjedhur vetura.
Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Hoxhë Kadri Prishtina” në Mitrovicë, të premten në ora 08:12.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Vetura në fjalë është ndaluar nga policia në të cilën ishin tre persona meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/