KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi uron mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe

Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, shpreh respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësimdhënësit që, me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, kanë një rol të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Kjo ditë simbolizon jo vetëm fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip, por edhe vlerësimin për misionin fisnik të mësimdhënësit, i cili përmes dijes, edukimit dhe shembullit personal kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Shkolla dhe mësuesit kanë qenë gjithmonë shtylla të rëndësishme të ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe kulturës, duke mbjellë te brezat e rinj dashurinë për dijen, përgjegjësinë qytetare dhe vlerat demokratike. Prandaj, në emër të Kuvendit dhe në emrin tim personal, shpreh falënderimin dhe vlerësimin tim për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit për kontributin e tyre të çmuar në formimin e së ardhmes së vendit, ndërsa njëkohësisht rikonfirmoj angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të procesit arsimor. Urime të përzemërta për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Shkollës Shqipe!”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.