Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Koshare të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 17:20.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar duke hapur me forcë një dritare, kanë hyr në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raport.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/