E ardhmja e portierit italian Guglielmo Vicario duket larg Tottenham Hotspur dhe Ligës Premier.
Gazetari Nicolo Schira raporton se portieri i Tottenham Hotspur dëshiron të largohet nga Liga Premier këtë verë.
Ai është i hapur për t’u rikthyer në Serie A dhe është i entuziazmuar për mundësinë e bashkimit me një projekt joshës te Interi, të cilët kanë qenë në kontakt me ekipin e tij.
Nerazzurrët tani po kërkojnë të hapin bisedime me Spurs për të siguruar një marrëveshje.
Interi e ka identifikuar Vicarion si pasardhësin e Yann Sommer, me portierin zviceran që pritet të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.
Interesim për portierin italian ka shprehur edhe Juventusi, megjithatë Interi shihet si favorit. /Telegrafi/