Vetura moderne ofron shumë më tepër se transport, me ekrane, sensorë dhe përditësime të vazhdueshme softuerike.
Por sipas të dhënave të reja nga JD Power, besueshmëria e automjeteve të reja po përkeqësohet.
Një studim që përfshiu 33,268 pronarë të modeleve të vitit 2023 tregoi se mesatarja e problemeve arriti në 204 për 100 automjete.
Problemet më të shpeshta lidhen me sistemet e info-argëtimit, veçanërisht integrimin e telefonave përmes Apple CarPlay dhe Android Auto, si dhe Bluetooth dhe karikimin pa tel.
Sa i përket sistemeve të fuqisë, automjetet hibride plug-in rezultuan më problematiket, të ndjekura nga veturat elektrike dhe hibridet.
Automjetet me benzinë dolën më të besueshmet.
Në përfundim, ndërsa veturat po bëhen më të zgjuara, pronarët po përballen me më shumë bezdi teknologjike dhe më pak besueshmëri afatgjatë. /Telegrafi/