KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Qeveria i ka përmbushur detyrimet ndaj bujqve, subvencionet janë paguar plotësisht

Nikolloski: Qeveria i ka përmbushur detyrimet ndaj bujqve, subvencionet janë paguar plotësisht

Partia opozitare LSDM sot akuzoi se pushteti po e shkatërron në mënyrë sistematike bujqësinë, duke goditur drejtpërdrejt bujqit me uljen e mjeteve për subvencioneve, qeveria pretendon se po ofron mbështetje për prodhimin vendor.

Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, tha se, Qeveria i ka përmbushur detyrimet ndaj bujqve duke i paguar plotësisht subvencionet dhe se kjo duhet të shërbejë si motiv për sezonin e ri prodhues.

“Shpresoj se kjo do të jetë nxitje për një vit edhe më të mirë dhe më të suksesshëm, me prodhim cilësor dhe bujq të motivuar. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim dhe stimulojmë bujqësinë”, tha Nikolloski.

Gjithashtu, ai nënvizoi se kompanitë maqedonase po bëhen gjithnjë e më konkurruese në tregun ndërkombëtar.

“Çmimet që mund të shihen këtë vit janë vërtet të mira, ndërsa shpresoj që sezonin e ardhshëm të kemi çmime edhe më të larta dhe kështu çdo vit të ecim përpara, sepse puna duhet të vlerësohet dhe duhet të stimulojmë prodhimin vendas”, u shpreh ai.

Qeveria, sipas tij, do të vazhdojë të mbështesë sektorin edhe përmes investimeve në infrastrukturë, si faktor kyç për zhvillim ekonomik dhe komunikim më të lehtë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.