Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas vet-aksidentin në rrugën nacionale “Prishtinë-Pejë”, pasagjerja ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur të premten në ora 06:50, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë.
“Ka ndodhë vet-aksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/