Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq është ftuar nga Gjyakata Themelore në Mitrovicë për kundërvajtje në cilësinë e të pandehurit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.
Sipas saj, seanca është caktuar të mbahet më datë 04.03.2026, në ora 10:30, ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen “Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se personi M.R. është ftuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm/Divizioni për Kundërvajtje, në cilësinë e të pandehurit, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. Seanca është caktuar të mbahet më datë 04.03.2026, në ora 10:30, ku ai do të dëgjohet lidhur me kundërvajtjen ‘Mospërfillja e urdhrave të ligjshëm’, nga neni 16, paragrafi 3, i Ligjit Nr. 03/L-142 për Rendin dhe Qetësinë Publike”, ka thënë Haxhaj.
Siç merr vesh Telegrafi, Radojeviq ka lejuar vendosjen e baneri me mbishkrime serbe në qendër të Mitrovicës Veriore në muajin janar të këtij viti. /Telegrafi/