KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, arrestohen dy shtetas të Serbisë

Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, arrestohen dy shtetas të Serbisë

Dy raste të ndara të lëndimeve trupore janë raportuar gjatë orëve të mbrëmjes dhe pas mesnatës në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, ku viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia ka ndërmarrë veprime ndaj të dyshuarve.

Sipas njoftimeve zyrtare, rasti i parë ka ndodhur në Leposaviq më 28 shkurt 2026, rreth orës 01:20.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar, meshkuj dhe shtetas të Serbisë.

Pas incidentit, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, një rast tjetër i “lëndimit të lehtë trupor” është raportuar në Mitrovicë të Veriut më 27 shkurt 2026, rreth orës 22:40.

Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga katër persona të panjohur. Ai ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia ka bërë të ditur se rasti në Mitrovicë të Veriut po hetohet nga njësitet përkatëse policore dhe po ndërmerren veprime për identifikimin e të dyshuarve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.