Poetja, Mimoza Ahmeti, ka ndarë një nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj gjatë qëndrimit në Ferma VIP, duke prekur jo vetëm banorët, por edhe publikun me rrëfimin e saj emocional.
E njohur për humorin dhe shpirtin e saj plot energji, këtë herë Moza u shfaq e ndjerë teksa kujtoi humbjen e nënës së saj.
Ajo tregoi se nëna i ndërroi jetë dy vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, për shkak të mungesës së vizës, nuk mundi të ishte pranë saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
BBVA/Instagram
Ndonëse aplikoi për një vizë urgjente, kërkesa e saj u refuzua, pasi arsyeja nuk u konsiderua si rast emergjent nga ambasada.
“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur, nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmendur, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza mes emocionesh.
Pas këtij rrëfimi prekës, këngëtarja Jonida Maliqi i premtoi se, pasi të dalin nga formati, do të përpiqen t’i mundësojnë vizën amerikane, në mënyrë që ajo të mund të vizitojë vendin ku prehet nëna e saj prej dy vitesh. /Telegrafi/