Policia e Kosovës ka bërë të ditur të enjten në Nadakoc të Vushtrrisë një këmbësor ka ndërruar jetë në aksidentin mes tri veturave.
Rasti ka ndodhur në ora 20:00.
“Tri vetura (dy civile dhe një veturë zyrtare e policisë) dhe një këmbësor janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë këmbësori mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, kurse drejtuesi i njërës prej veturave, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/