Ka ndërruar jetë Naim Krasniqi, aktivist i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e tij në parti dhe në jetën publike.
“Herët na paska lënë Naim Krasniqi. Naimin e kam pasur kryetar nëndege para disa viteve, e kujtoj si sot angazhimin dhe kontributin e tij për LDK-në. Ai përveçse aktivist i palodhshëm ishte familjar i përkushtuar, mik i vërtetë dhe profesionist i respektuar”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka theksuar se, përveç angazhimit politik, Krasniqi do të kujtohet edhe për kontributin e tij në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, duke lënë gjurmë të rëndësishme përmes punës së tij.
“Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Naimin”, ka shtuar Bajrami.
Krasniqi ishte themelues i Fondacionit AgroDev Kosovo, përmes sëcilës kishte kontribuuar në sektorin e bujqësisë.