Poezi nga: Nguyen Chi Thien
Përktheu: Maksim Rakipaj
Vargjet e mia, të them të drejtën,
S’janë poezi, janë dënesje për Jetën
Dyer birucash burgu që hapen e mbyllen
Kollë e thatë mushkërish që shkulen
Zhurmë shatash që gërmojnë e më kujtojnë
Kërcëllitjen e dhëmbëve nga të ftohtët
Kur nga uria këndonin zorrët
Rrahjen pa shpresë të një zemre që vdes
Zërin e mekur në një botë të vdekur
Zërat e Jetës që s’meriton atë emër
Madje, as emrin e vdekjes jo:
Jo, s’janë poezi këto!