Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria.
Sfida vendimtare do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një përballje që konsiderohet kyçe për sigurimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026.
Atmosfera e madhe ka mobilizuar jo vetëm tifozët, por edhe figura të njohura të skenës publike. Për të përkrahur Kosovën, drejt stadiumit është nisur edhe këngëtari i njohur Gjesti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku tregon se është rrugës për në stadium për të mbështetur përfaqësuesen.
Foto: Gjesti/InstaStory
“U nisëm Kosovë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë fituesi i Big Brother VIP Albania 4.
Pritet që tribunat e “Fadil Vokrrit” të jenë të mbushura plot, ndërsa e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te kjo përballje historike, me shpresën për një rezultat pozitiv dhe një hap të madh drejt Botërorit 2026. /Telegrafi/