Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, të cilët janë hasur duke luajtur bixhoz.
Rasti ka ndodhur të enjten në Malishevë.
“12.03.2026-20:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz”, thuhet në raport.
Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, te cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar , ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/