KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 vepra të natyrës së njëjtë

Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 vepra të natyrës së njëjtë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë më 03.03.2026, rreth në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave.

Policia njofton se pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për së paku 12 vepra të natyrës së njëjtë”, thuhet në njoftim.

Hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar te cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.