Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një shoferit të autobusit që është kapur duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit, në kuadër të monitorimit të trafikut përmes sistemit të kamerave në kryeqytet.
Pas verifikimeve, Policia ka konstatuar se shoferi ka përsëritur këtë kundërvajtje, për të dytën herë, ndaj tij i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht shoferët e transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, duke theksuar se kjo sjell rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. /Telegrafi/